Sistemi i Menaxhimit Ambiental (ISO 14000)

  • Identifikimi dhe dokumentimi i gjendjes ligjore dhe rregullator të funksionimit dhe aktiviteteve të organizatave / kompanive, që kanë lidhje me ambientin.
  • Inspektim paraprak i fushës së aktivitetit të organizatave / kompanive, në mënyrë që të identifikohen të gjitha aspektet e ambientit dhe përcaktimi i atyre që kanë efekt të konsiderueshëm mbi ambientin (Lënda e parë, lëshimi i gazrave, derdhjet e lëngëta dhe të ngurta, etj).
  • Pasqyrim i një analize të thellë dhe sugjerimi i veprimeve korrigjuese të përshtatshme.
  • Planifikim Strategjik i Sistemit të Menaxhimit Ambiental.
  • Zhvillimi i skeme të përshtatshme për dokumentacionin e kërkuar (procedurat, instruksione, Manuali i Menaxhimit Ambiental, etj.) duke marrë në konsideratë përfundimet e Rishikimit Ambiental Fillestar dhe kërkesat e parashtruara nga Standardi ISO 14001 ose Rregullorja EMAS.
  • Integrimi i procedurave që kanë lidhje me Menaxhimin Ambiental dhe atë të Cilësisë (nëse një Sistem i Menaxhimit të Cilësisë është implementuar).
  • Asistencë për personelin përgjegjës për ngritjen e Sistemit të Menaxhimit Ambiental.
  • Asistencë për formulimin e Programeve të Menaxhimit Ambiental (i cili përcakton objektivat dhe planet ambientale të organizatave / kompanive).
  • Performanca e auditimeve të brendshme dhe identifikimi i pikave jo-konforme (të parregullta).
  • Sugjerimet për veprimet korrigjuese që kanë lidhje me sistemin e Menaxhimit të Cilësisë.
  • Trajnimi i personelit.
  • Auditim i brendshëm pas-certifikues, në mënyrë që të sigurojmë një mirëmbajtje dhe përmirësim të vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit Ambiental.