QPLAN-INE jep shërbime të harmonizuara për paraqitjen e EFQM-Modeli i Përsosmërisë së Biznesit në Ndërmarrje të Mëdha, në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, në Departamentet / Sektorët Operacionale të Ndërmarrjeve të Mëdha dhe në Organizatat e Sektorit Publik.
Në mënyrë që të sigurohen shërbime të cilësisë së lartë ndaj klientëve të saj në çdo fazë të ngritjes së Sistemit të Përsosmërisë së Biznesit, QPLAN-INE ka zhvilluar një rrjet të plotë dhe të fuqishëm me partnerë / bashkëpunëtorë (p.sh. shkencëtar të specializuar / ekspertë të niveleve Evropiane, trajnues të autorizuar të EFQM, kompani të specializuar në projektimin e programeve të monitorimit, etj.).
Shërbimet e QPLAN-INE përfshijnë:
- Asistencë ndaj organizatës / kompanisë për vetë-vlerësimin e saj, nëpërmjet pyetësorëve speciale dhe programeve elektronike të përshtatshme, për zhvillimin dhe ekzekutimin e workshopeve (mbledhjeve të punës) të cilat shërbejnë për identifikimin e ‘Pikave të Forta’ dhe ‘Hapësirat për Përmirësim’.
- Trajnimi i personelit mbi termat dhe temat që lidhen me Përsosmërinë e Biznesit, të llogaritura sipas metodës RADAR, mbi punën në grup dhe mbi mjetet moderne për tu përballuar me problemet.
- Rekomandim i mekanizmave operacionale të Sistemit të Menaxhimit Total të Cilësisë, duke synuar:
-
Organizimi i planifikimit të politikës dhe strategjisë
-
Përcaktimi objektivave të politikës dhe strategjisë së përshtatshme
-
Ndërtimi i kritereve për të monitoruar përmbushjen e këtyre objektivave
-
Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të asistencës ndaj klientëve
-
Përforcimi i aftësive, angazhimit dhe kënaqësisë së burimeve njerëzore të organizatës / kompanisë.