Vleresimi i ndikimit ne mjedis eshte nje vleresim i ndikimeve te mundshme-pozitive ose negative-qe nje projekt mund te kete mbi mjedisin; perfshire aspektet natyrore, sociale dhe ekonomike. Qellimi I ketij vleresimi eshte te siguroje qe vendimmarresit marrin ne konsiderate ndikimet ne mjedis perpara se te miratojne projektin. Vleresimi I ndikimit ne mjedis ne Shqiperi bazohet ne ligjin Nr. 8990 ‘Per vleresimin e ndikimit ne mjedis’.
Ky ligj përcakton rregullat, procedurat, afatet, të drejtat dhe detyrat:
- për të identifikuar, saktësuar dhe vlerësuar ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit ose veprimtarisë në mjedisin ku do të zbatohen;
- për të krahasuar përparësitë dhe mangësitë e një projekti, të propozuar në variante të tjera, të mundshme, që përmbajnë ndryshime:
-
- në vendin ku do të zbatohet projekti;
- në përmasat dhe kapacitetet e tij;
- në teknologji;
- në krahasimet me gjendjen e mjedisit, nëse nuk do të zbatohej projekti;
- në përcaktimin e masave për të parandaluar dhe zbutur dëmtimet në mjedis;
- për të siguruar shqyrtim cilësor teknik, profesional, juridik dhe administrativ të kërkesës dhe të marrjes së vendimit nga organet përkatëse
- Autoriteti pergjegjes per dhenien e lejes mjedisore bazuar ne raportin te vleresimit te ndikimit ne mjedis eshte Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave me agjencite rajonale perkatese te mjedisit.